back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmePublikohet detaji i parë i ‘marrëveshjes’ Kurti - Mustafa

Publikohet detaji i parë i ‘marrëveshjes’ Kurti – Mustafa

Të ngjajshme

Edi “fluturon” pas rikthimi i Dolces, e ngrit në ajër

Dolce është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i...

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ka një qasje shumë konstruktive nga LDK e Vetëvendosje dhe shenjat janë që do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë ka një dakordim se qeveria e ardhshme do të ndërtohet në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, përcjell Telegrafi.

“Qysh kur kemi hyrë në zgjedhe palët e kanë sqaruar pozicionet e tyre. Vetëvendosje ka qenë e qartë prej asaj kohe por tash edhe LDK është përfundimisht e qartë: së pari do të kemi një koalicion LDK-Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se sot Kurti me Mustafën e Osmanin janë dakorduar për të formuar grupe punuese për të përafruar programin qeverisës.

“Një pikë e rëndësishme ku jemi pajtuar është edhe reduktimi i së paku 30% i numrit të ministrive”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz