back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePublikohen pamjet brenda spitalit infektiv në Tiranë, ku trajtohen të sëmurët me...

Publikohen pamjet brenda spitalit infektiv në Tiranë, ku trajtohen të sëmurët me COVID-19

Të ngjajshme

Shkelja e STOP-it i kushton rëndë, Ellen DeGeneres akuzohet për shkaktim aksidenti

Ellen DeGeneres po përballet me padi në Kaliforni, ku...

Liverpool mund Burnley-n, vendos Salah

Liverpool vazhdoi startin perfekt në Premier League duke fituar...

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Për herë të parë që kur në Shqipëri u shfaq rasti i parë me koronavirus kanë dalë edhe pamjet nga brenda spitalit infektiv, aty ku trajtohen të sëmurët me COVID-19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës”, thotë Manastirliu.

Duke u shprehur se në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po bëhet një punë e jashtëzakonshme, Manastirliu bën thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën.

“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, mbyll videon falenderuese Manastirliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz