BallinaSportPSG edhe pa yje fiton

PSG edhe pa yje fiton

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Pa Cavani, Mbappe, Marquinhos, Dani Alves dhe Verratti, të lënë pushim nga trajneri Unai Emery dhe pa Neymar të dëmtuar, Paris SG ka fituar 2-0 në fushën e Troyes, duke ruajtur 14 pikët avantazh në krye të Ligue 1 ndaj Monaco, që kishte fituar 2-1 të premten ndaj Bordeaux. Në këtë mënyrë, kur mbeten edhe 10 javë nga fundit duket se skuadra kryeqytetase e ka hipotekuar titullin kampion dhe mund të përqendrohet te sfida e Champions League kundër Real Madrid, ku të martën në “Parc des Princes” do të synohej përmbyja e humbjes 3-1 të pësuar tri javë më parë në Spanjë…

Goli i parë në fushën e Troyes, erdhi në minutën e parë të pjesës së dytë dhe u firmos nga Angel Di Maria. Argjentinasi mori një pasim të shkëlqyer nga qendërsulmuesi i “improvizuar” Julian Draxler dhe mposhti portierin vendas duke e kaluar topin sipër trupit të tij. Ky ishte goli i nëntë i Di Maria në këtë sezon. Ndërkohë, dhjetë minuta Christopher Nkunku, sulmuesi 20-vjeçar, realizoi golin e dytë për miqtë në ndeshjen e tij të parë si titullar në Ligue 1. Pas kësaj humbje Troyes mbeten në zonën e ftohtë dhe ndan vendin e fundit të disponueshëm për të qëndruar në “elitë” bashkë me Toulouse dhe Angers.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz