back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePse Vjosa Osmani nuk shkoi te varri i Rugovës, e as te...

Pse Vjosa Osmani nuk shkoi te varri i Rugovës, e as te Jasharajt në Prekaz?

Të ngjajshme

Koalicioni i LVV’së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Sylejman Meholli, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për...

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Vjosa Osmani në ditën e saj të parë të punës si Kryeparlamentare hoqi nga zyra fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe e vendosi atë të Ibrahim Rugovës, për çfarë u akuzua se shkeli ligjin dhe nxiti reagime të mëdha në opinion.

Por, ndonëse tha se e ka inspirim ish Presidentin, ajo që po habit është se Osmani nuk e përmendi fare Rugovën në fjalimin e saj inaugurues si Kryetare e Kuvendit, si dhe nuk e vizitoi varrin e tij për homazhe, siç bëjnë zakonisht të gjithë zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës kur marrin pozita të larta publike.

Kryeparlamentarja Osmani, po ashtu, nuk shkoi për homazhe as në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ashtu siç bëri Kryeministri Albin Kurti.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës vizitën e parë e realizoi në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, duke u “përzier” pak në punët e Ministrit të Shëndetësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Arben Vitia.

Ajo tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të bëjë të pamundurën që vazhdimisht t’ia kujtojë Qeverisë që shëndetësia duhet të jetë prioritet./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz