back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotë“Pse u ktheve vonë?”, babai qëllon për vdekje vajzën me shufër hekuri

“Pse u ktheve vonë?”, babai qëllon për vdekje vajzën me shufër hekuri

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi”, pasi babai ka qëlluar për vdekje vajzën e tij, pasi ajo u kthye vonë në shtëpi.

Reyhaneh Ameri, nga provinca e Kerman në Iran dyshohet se u qëllua me shufër hekuri nga babai. Mediat lokale shkruajnë se Ameri fillimisht ishte e plagosur rëndë, u dërgua në spital, por se atje ka ndërruar jetë.

Kjo ngjarje e rëndë në Iran vjen pas kohë pasi më herët 19 vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri në një mënyrë makabre, kurse 13 vjeçarja Romina Ashrafi u raportua se u vra me një drapër nga babai i saj. Reyhaneh dyshohet se ka vdekur vetëm dy orë para se policia të zbulonte krimin tronditës.

Reyhaneh besohet të ketë mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, duke tërbuar babanë, që ka nisur menjëherë sulmin e dhunshëm. Zëvendës Shefi i Policisë në Kerman, provinca më e madhe e Iranit, tha se babai i viktimës e kishte qëlluar atë disa herë në kokë derisa vajza ndërroi jetë, pasi kishte lëndime katastrofike, transmeton Bweb.

Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti. Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë. Policia mbërriti më vonë në vendngjarje. Vrasjet për nder në Iran janë një fenomen social.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz