BallinaLajmePse Thaçi tani insiston që të mos hiqet taksa? Ja çfarë thotë...

Pse Thaçi tani insiston që të mos hiqet taksa? Ja çfarë thotë ai

Të ngjajshme

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe për taksën e vendosur për produktet serbe e boshnjake nga Qeveria e Kosovës, që sipas tij do të vazhdojë të mbetet në fuqi, e këtë thotë se e ka theksuar edhe në Samitin e Berlinit, raporton Gazeta Express.

“Situatë e pashpresë në raport me një normalizim të shpejtë e konkretë të raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi Së pari Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqje të taksës, ky është veprim i papranueshëm”, deklaroi presidenti në një konferencë për media.

Tutje ai ka theksuar se nuk do të hiqet taksa, e këtë shton se e ka bërë të ditur edhe në Samitin e Berlinit.

Presidenti Hashim Thaci

“E theksoj edhe një herë siç kam theksuar shumë qartë në samit, vendosja e taksës ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim, si reagim ndaj shkeljeve nga ana e Serbisë dhe si i tillë mbetet në fuqi”, shton presidenti.

Thaçi deklaroi se në vazhdimësi janë kundërshtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje të përbashkët, teksa shton se faktori ndërkombëtar ka ndihmuar Kosovën pak, që t’i shkohet në fund bisedimeve Kosovë Serbi e të mund të gjendet një zgjidhje.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur një marrëveshje janë cenuar dhe kundërshtuar në vazhdimësi. Në anën tjetër, kam theksuar shumë qartë dhe nënvizoj se faktori ndërkombëtar shtetet nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje në përpjekjet tona që do të përfundonte me njohje reciproke”, shtoi Thaçi./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz