BallinaLajmeLajmet e Fundit“Pse s’me pritshe bre bir” – Momenti kur Gimbo e kupton që...

“Pse s’me pritshe bre bir” – Momenti kur Gimbo e kupton që Gjesti është në paraburgim (VIDEO)

Të ngjajshme

Federata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së Afrikës

Federata e Futbollit të Senegalit, ka reaguar pasi i...

Moti për sot

Gjatë ditës së mërkurë, vendi do të ndikohet nga...

I vulosi kualifikimin Realit, Vinicius shpallet lojtari i ndeshjes

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të...

Me të mbërritur në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, Gjesti.

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi Gimbon për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.

Ai i bëri të ditur se artisti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditëve të fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.

Lajmi e befasoi DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.

“Qysh bre t’kanë shti mrena pa mu bre birë, sm’pritshe”, tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet.

DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz