Kryeministri Edi Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë ndryshime thelbësore për të rinjtë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe punësimit.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ai theksoi se aktualisht ata paguajnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së, ndërsa me integrimin, shqiptarët do të trajtohen si vendas në çdo universitet dhe qytet europian.
Gjatë këtij diskutimi një student i Juridikut e sfidoi pak Ramën rreth negociatave për anëtarësim në BE.
- Advertisement -