BallinaLajmePse nuk e shpallni organizatë terroriste? Çeku flet për moscertifikimin e Listes...

Pse nuk e shpallni organizatë terroriste? Çeku flet për moscertifikimin e Listes Serbe në KQZ

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

I riu nga Prizreni, Miran Gashi storie suksesi në Gjermani

Miran Gashi është një storie suksesi në Mynih të...

Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, u pyet në Pressing në T7 se përse nuk po e shpallin organizatë terroriste Listen Serbe, por po vijohet me mosçertifikim të saj për zgjedhje lokale, sikurse sot, vendim ky që mund të përmbyset nga instancat më të larta.

Çeku deklaroi se “një formacion si Lista Serbe me veprimtarinë e viteve të fundit nuk ishte dashtë me u ulë në karrige të Kuvendit të Kosovës”.

“Autoriteti që e Administron këtë fushë është KQZ-ja dhe ne të gjithë i kemi përfaqësuesit atje. Kemi vetëm dy vota në KQZ, shumicën e kanë të tjerët se kështu është përbërja e KQZ-së”, tha Çeku në Pressing, transmeton Express.

“Rasti Banjska dhe ndërlidhja e Listës Serbe me Beogradin dhe veprimet kundër shtetit të Kosovës janë bazë e mjaftueshme për qëndrimin që e mbajnë. Unë i mbështes për qëndrimin që e kanë mbajtë sot (në mbledhjen e KQZ-së)”, shtoi ai.

“Ne i kemi shpallë organizata terroriste organizatat që kanë vepru në veriun e Kosovës, të ndërlidhura me Listën Serbe dhe Beogradin”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz