back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaJetëPse nuk duhet të pini kurrë ujë të ambalazhuar pas datës së...

Pse nuk duhet të pini kurrë ujë të ambalazhuar pas datës së skadencës

Të ngjajshme

Mbyllet pjesa e parë mes Kosovës dhe Sllovenisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë –...

Krasniqi: Lladrovci u vetëpërjashtua – Nuk është në PDK, ka ecë

Sonte në Pressing i ftuar është kryetari i PDK-së,...

​PDK-ja përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte tubimin përmbyllës...
- Advertisement -

Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse uji në shishe nuk prishet vetë, plastika ku ai ruhet mund të degradojë me kalimin e kohës, duke rritur rrezikun e përthithjes së mikroplastikave të dëmshme.

Zakonisht, shishet e ujit mineral mbajnë një datë skadence prej 18 muajsh deri në 2 vjet. Kjo datë nuk ka të bëjë me ujin brenda, por me materialin plastik të shishes. Deri në atë periudhë, uji ruan shijen dhe cilësinë e tij, por pas saj, rritet rreziku i çlirimit të grimcave plastike në ujë.

Rreziku i mikroplastikave

Studime të fundit kanë treguar se mikroplastikat – fragmente plastike të vogla sa një fraksion mikroskopik – janë gjetur në indet e mushkërive njerëzore, placentë, qumësht gjiri dhe madje edhe në gjak.

Këto grimca lidhen me:

Rritje të rrezikut për disa lloje kanceri

Uljen e numrit të spermatozoideve

Probleme neurologjike si ADHD dhe autizëm

Inflamacione kronike dhe çrregullime hormonale

Sipas Dr. Sherri Mason, një nga studiueset kryesore mbi ndotjen plastike, plastikat shërbejnë si “mjet transportues” që çojnë kimikatet sintetike të rrezikshme në trupin tonë.

Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka paralajmëruar se disa grimca mund të depërtojnë në gjak dhe të ngjiten në organe vitale, duke shkaktuar dëmtime afatgjata.

Konsumatorët e ujit të ambalazhuar marrin më shumë mikroplastika

Një studim i ri i udhëhequr nga Sara Sajedi, eksperte e menaxhimit të mjedisit në Concordia University, zbuloi se personat që pijnë ujë të ambalazhuar – edhe para datës së skadencës – konsumojnë rreth 900,000 grimca më shumë mikroplastike çdo vit sesa ata që pijnë ujë të rubinetit.

Sajedi paralajmëroi se mikroplastikat mund të:

Shkaktojnë çrregullime të florës bakteriale të zorrëve (dysbiozë intestinale)

Rrisin rrezikun e sëmundjeve respiratore

Lidhën me depresionin dhe kancerin e zorrës së trashë, duke prishur balancën e trupit.

Faktorët që përshpejtojnë degradimin e shishes

Edhe pse plastika PET (e përdorur për shishet) nuk përmban substanca shumë të rrezikshme si BPA ose ftalate, cilësia e saj mund të përkeqësohet më shpejt nëse:

Shishet ruhen në mjedise të nxehta

Ekspozohen ndaj rrezeve të diellit

Vendosen pranë kimikateve me erë të fortë

Në këto kushte, shija dhe aroma e ujit mund të ndryshojnë, ndërsa mikroplastikat rriten ndjeshëm.

Alarmi nga shkencëtarët

Kërkimet e fundit nga Australia zbuluan se mikroplastikat në ushqim mund të ndryshojnë aktivitetin e baktereve të zorrëve, duke krijuar modele të ngjashme me ato që lidhen me depresionin dhe kancerin e zorrës së trashë.

 Ishte hera e parë që një studim te njerëzit tregoi ndikimin e mikroplastikave në mikrobiomën e zorrëve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz