BallinaOpinionePse Kadri Veseli?

Pse Kadri Veseli?

Shkruan Fitim DAKAJ

Pothuajse në vazhdimësi si qytetar na preokopon çështja e përzgjedhjes së një politikani që kishte me qenë i suksesshëm në qeverisjen e vendit. Kjo vjen në shprehje sidomos në kohë fushate zgjedhore, atëherë kur edhe është e elektrizuar skena politike në vend. Mirëpo si preokopim nuk është që na prek vetëm neve si qytetar të Kosoves, por është një dilem që e kanë edhe qytetarët e tjerë në vende tjera.

Kur mendojmë për çështje të tilla nuk ka se si të mos i kemi parasysh këshillat e njërit prej teoricienteve më të njohur në fushën e diplomacisë, sic është Nikolo Makiaveli. Ky i kushtoje shumë kohë mënyrave se si qytetarët mund të zgjedhin udhëheqës të suksesshëm, apo një udhëheqës që do të sjellte më shumë të mira për vendin.

Ai jep ide intetersante për sa i përket mënyrës së zgjedhjës së një politikani. Ndër to është ideja se ne duhet të njohim vlerën e një politikani duke kuptuar modelet me të cilat ai ose ajo identifikohet dhe është i gatshëm të imitoje. “Sa më i mirë modeli, aq më të mëdha janë shanset që kandidati ynë do bëjë një punë të mirë në qeverisjën e republikës”.

Por, imitimi i një modeli paraqet një nivel të caktuar të formimit të tij si politikan, mirëpo ajo cfarë na duhet tani është një lider i cili me veprimet e tij paraqitet si model apo që me vendimet e marrura jep shembull që duhet të ndiqen nga të tjeret.

Këto dhe atributet e tjera i gjejme të lideri i PDK-së Kadri Veseli. Personaliteti i tij vlerësohet jo vetëm për përkushtimin e veçant që tregon në raport me problemet dhe shqetësimet që kanë qytetarët e vendit tonë, por edhe për përkushtimin e tij në raport me pozitën që e kishte si Kryetar i Kuvendit dhe rezultatet konkrete që ai e ka pasur.

Janë pesë arsye që japin garanci që një personalitet si Kadri Veseli dhe partia të cilës i prin duhet të votohet në zgjedhjet e 6 tetorit: Së pari: Kadri Veseli ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet më vendimtare për Kosovën. Së dyti: Kadri Veseli nga ndërkombëtaret është vlerësuar si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm për të marrë përsipër angazhime të rëndësishme për vendin. Kujtojm këtu që z. Veseli ishte në mesin e një grupi prej gjashtë udhëheqësve botëror që morën pjesë në takim me presidentin Donald Trump ku me këtë rast i është dhënë mesazhe mbështetëse për Kosovën. Së treti: Programi zgjedhor i cili është hartuar duke marrë në parasysh nevojat e qytetarëve dhe interesat politike të vendit. Lufta kundër korrupsioni, nepotizmi dhe format tjera të abuzimit me pushtetin përbëjnë epiqendrën e projketit më të cilin paraqiten para qytetarëve për zgjedhjet e 6 tetorit. Së katërti: Lista e kandidatëve për deputet të cilës i prin Kadri Veseli është besueshme dhe e aftë që t’ia sigurojë PDK-së fitoren duke e nxjerrë atë si më të votuarën në vend. Në këto lista siç edhe ishte premtuar nuk është i përfshirë asnjë zyrtar me aktakuza të konfirmuara nga ana e institucioneve të drejtësisë. Së pesti: Dy vitet e qeverisë Haradinaj mund të jenë të pakta për realizimin e shumë projekteve me rëndësi për vendin, por janë të mjaftueshme për të nxjerrë në sipërfaqe modelin e ri qeverisës që na duhet.

Vendin nuk mund të vazhdojë ta qeverisë një parti e cila nuk është më e votuara në vend, gjë kjo që përbënë një delegjitimim të pushtetit.

Vendit i duhet një qeveri me një adresim të sakt të përgjegjësisë kryesore të kryeministrit, dhe kjo mund të jetë garanci për të pasur sukses në një përiudhë të ndjeshme politike që e pret vendin dhe qeverinë e saj.

Udhëheqja e qeverisë së ardhëshme nga Kadri Veseli është një rast i mirë që të shkohet drejt krijimit të një modeli shembullor të qeverisjes së mirë të vendit.