back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaOpinionePse jonormalja po tentohet të bëhet normale?

Pse jonormalja po tentohet të bëhet normale?

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Shkruan Gëzim Mekuli

Vendimi i ‘Srbska’ për tu larguar nga Parlamenti dhe Qeveria, pra minimin e institucioneve të brishta të Kosovës, tregon se Kosova nuk mund të bëhet shtet me mentalitetin cetnik serb, të cilët trupin e kanë në Prishtinë e mendjen në Beograd.

“Srbska” dëshmoj se sa jodemokratik, sa banditeske e sa kundërshqiptare është aleanca e PDK-së dhe e LDK-së me mentalitetin okupues të deputetëve serbë .
Si rrjedhojë urgjente e kohës, opozita duhet të mos filozofoj e të mos luaj me fjale e me gjuhën në publik, por të bashkëpunoj e të bashkëveproj mes vete dhe, kjo të bëhet sa më parë e sa më mirë. Loja me fjalë të përfundoj!

20 vendet e rezervuara dhe të garantuara për serbët në paramentin e Kosovës, po dëshmohet se janë 20 metastaza kancerogjene në trupin e Kosovës së Hasan Prishtinës, Fehmi Aganit, Ukshin Hotit e të Adem Jasharit.

Të nderuar lexues,
Shqiptarët e Kosovës bënë lëshime politike të paparamenduara: E dorëzuan flamurin, u vodhën idenitetin, u falsifikuan historinë, u bënë edhe kriminel të luftës, dhe kjo, vetëm për hatër të një shteti. Dhe cfarë fituan shqiptarët e Kosovës për këto lëshime tragjike politike? As shtet, as pavaresi politike, as kufij shtetrorë (Askush nuk e di se si do të konkretizohet minishteti serb ne Gracanivë).

Sa përqind serb ka Kosova? Sa turq, boshnjakë e ashkalinjë?Sa janë shqiptarë në Kosovë?
Pse jonormalja po tentohet të bëhet normale në politikat kapituluese të Prishtinës?

Të Fundit

Sport

ShowBiz