back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPse iku investitori gjerman nga Drenasi për në Podujevë?

Pse iku investitori gjerman nga Drenasi për në Podujevë?

Të ngjajshme

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e...

Haaland thyen një rekord të madh në Premierligë

Erling Haaland ka thyer një rekord unik në ligen...

Shantazhuan familjen Schumacher me 15 milionë euro, konfirmohet dënimi për autorët

Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy...

Alba shfaqet ‘hot’ nga Italia, ekspozon trupin si ‘peshk’

Ish-Banorja e Big Borther Vip, Alba Vukaj, është një...

Asambleisti Xhavit Drenri ka ngritur çështjen e ikjes së invesitorit gjerman nga Drenasi. Edhe në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit shihen që Kryetari Demaku ka mbajtur takim më përfaqsuesit e Kompanis gjermane “Kappa”. Por kjo kompani do të investoj në Podujevë.

Shkrimi i plotë i Drenorit:

“Lajmi i djeshëm që Kompania gjermane “Kappa” do të investojë në Podujevë e jo në Drenas siç ishte njoftuar opinioni në Drenas më 06.10.2015, pa dyshim që është një ndër lajmet më të këqija që i merr qytetari i pa punë i komunës sonë.

Kjo Kompani në Drenas do të investonte rreth 8 milion euro dhe do të punësonte rreth 1000 qytetarë.

Por çka ndodhë?

Dje, dt. 29.05.2016 nga Minsitri i Punës dhe Mirëqënjës Sociale, z. Abrashi dhe nga Ambasadorja gjermane në Prishtinë, znj. Viets ipet lajmi që kjo Kompani do të investojë në Podujevë.

Besoj që duhet një saqrim i detajizuar i Kryetarit të Komunës sonë rreth kësaj çështje, përndryshe kanë filluar të qarkullojnë zëra se një “hije e zezë” i ka rënë Komunës sonë në tëre këtë proces.

Unë sot personalisht kam kontaktuar më njërin nga përfaqësuesit e kësaj Kompanie që ka qenë në negociata me komunën tonë, i cili më udhëzoj të kërkoj të gjithë komunikimin nga Komuna jonë që ka pasë më këtë Kompani, për ta nxjerrë të vërtetën në shesh.

Pa dashur të paragjykoj, sado që informatat që kam pranuar flasin për një keqmenaxhim të situatës skajshmërisht nga persona zyrtarë të komunës sonë, i kërkoj zyrtarisht Kryetarit të Komunës që të dal me sqarime të hollësishme rreth kësaj çështje.

Kur ne në Drenas shtyhemi me muaj të terë për ndarje të parcelave për objekte kulti, komunat tjera parcelat po i ndajnë për hapje të fabrikave dhe uljen e pa punësisë.

Nëse nuk na gjykon qytetari apo gjykata le të na gjykon Zoti për dëmet që po shkaktojmë këtij vendi!”

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz