back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePse evropianët e kanë “leqitur” Kurtin? – Flet Rohde

Pse evropianët e kanë “leqitur” Kurtin? – Flet Rohde

Të ngjajshme

Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se...

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori...

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar letrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku vendet e BE-së thanë se nuk do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në zyrën e tij.

Rohde tha se është gjithmonë mirë të ketë komunikime të drejtpërdrejta, teksa tha se kjo është politikë e BE-së dhe se arsyeja e kësaj politike është thënë në letrën e BE-së.

“Është një politikë e BE-së. U tha qartë në letër pse është kjo arsye, ne i respektojmë vendimin e Gjykatës Supreme, ju e keni Kushtetutën tuaj”, tha Rohde në Rubikon në Klan Kosova.

Ai foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, duke thënë se Kosova nuk do të ishte vendi i vetëm që mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, zgjedhjet mund të jenë zgjidhje e fundit. Ndoshta pyetja edhe për qytetarët është se aktorët politikë nuk mund ta gjejnë mënyrën për të arritur te kjo çështje”.

“Nëse çdo kush e sheh këtë si rrugëdalje, duhet ta gjejnë një kompromis. Nëse nuk mund të pajtoheni për formimin e institucioneve që do të mundësonin zgjedhjet e parakohshme, parlamentin, kryetarin e kuvendit, nënkryetarët, atëherë për këtë arsye jemi në situatën në të cilën gjendemi tani”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv.

Rohde foli edhe për masat që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, ku tha se pozita e Gjermanisë është që masat duhet të hiqen pasi sipas tij, ato kanë targetuar njerëzit e gabuar.

“Pozita jonë është që masat duhet të hiqen sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. S’po hiqen për shkak se janë disa vende në BE që janë skeptike. Ato është dashur të hiqen vitin e kaluar dhe disa ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz