back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaShowBizPse DiCaprio lidhet me femra shumë më të reja në moshë?

Pse DiCaprio lidhet me femra shumë më të reja në moshë?

Të ngjajshme

Leo DiCaprio ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes, pasi lidhet me gra shumë më të reja në moshë se ai, por mesa duket, kjo ndodh sepse për të, shifrat s’kanë rëndësi. Në fakt, aktori ndihet si 32 vjeç, pavarësisht se është në prag të të 50-ave.h

Në një intervistë me regjisorin amerikan Paul Thomas Anderson, i cili i tha: “Do të përgjigjesh sa më shpejt të mundesh. Nëse unë s’do e dija moshën tënde, sa vjeç do më thoje se je?”

Leo u përgjigj direkt: “32 vjeç!”.

Aktori ka qenë shpesh i lidhur me goca 25 vjeç dhe ka pasur një mit në internet se sapo të dashurat mbushnin 26 vjeç, ai ndahej. Megjithatë, kjo teori është kundërshtuar nga lidhja aktuale e tij me modelen italiane Vittoria Ceretti.

E po, tani e kuptuam se pse Leo DiCaprio lidhet me gocat shumë më
 
Në gusht 2023, Leonardo DiCaprio u pa me Vittoria-n, pavarësisht thashethemeve që qarkulluan asokohe, për një marrëdhënie të mundshme me modelen Gigi Hadid.

Spekulimet për një lidhje midis Vittoria-s dhe Leo-s nisën po atë verë, kur ajo u fotografua në një jaht me të dhe modele të tjera, Meghan Roche dhe Imaan Hammam. Duke e çuar përpara në korrik 2025, marrëdhënia e çiftit ka shkuar në diçka serioze që ende vazhdon të jetë e fortë.

Ai reflektoi gjatë edhe mbi karrierën e tij.

Leo debutoi në kinema në 1991-shin dhe ka fituar shumë çmime, përfshirë Oscar për Aktorin më të Mirë dhe një Bafta për rolin e tij në “The Revenant” (2015). Ai tha se pendohet shumë që nuk ka luajtur në filmin “Boogie Nights”, me regji nga Paul Thomas Anderson.
 
Për filmat e tij të vjetër, ai tha: “Rrallë shoh ndonjë prej filmave të mi, por nëse jam i sinqertë ka një që e kam parë më shumë se të tjerët. Është “The Aviator”, thjesht sepse ishte një moment shumë i veçantë për mua”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz