Pse çokollata merr ngjyrë të bardhë, nëse s’e hani menjëherë?

S’ka asgjë më të mirë sesa një copë çokollatë – por çdo vit, miliona kg çokollatë shkojnë dëm për shkak se bëhen me atë që duket si pluhur i bardhë.
Dhe tani është zbuluar se ky fenomen i çuditshëm ndodh për shkak të grimcave të yndyrës në çokollatë të cilat dalin në sipërfaqen e saj – dhe krejt për shkak të temperaturës në të cilën e ruajmë atë.
Ta mbani çokollatën në një dhomë me temperaturë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë, bën që këto yndyra të paraqiten, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheKëto janë përfitimet e vajit të ullirit për lëkurën e fytyrës
Duke përdorur rrezet më të mëdha X në një fabrikë në Hamburg, Gjermani, teknikët zbuluan se pluhuri i bardhë del në sipërfaqe përmes çarjeve të vogla në çokollatë, të cilat ndodhin kur ajo nuk ruhet në temperaturën e duhur.














