back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePSD’ja e fshin mbishkrimin në derën e kishës, e shkruan “…bekoi: Albin...

PSD’ja e fshin mbishkrimin në derën e kishës, e shkruan “…bekoi: Albin Kurti”

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...
- Advertisement -

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën angleze që ishte vendosur në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton Express.

- Advertisement -

Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, derisa ende nuk dihet se kush është autori i këtij mbishkrimi. Më pas, aktivistët e PSD’së kanë shkruar “Simobol i shovinizmit bëhet falore. Bekoi: Albin Kurit”, në derën e kishës.

Ndryshe, serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz