back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeProtokolli i Shtetit u bën thirrje institucioneve të vendosin foton zyrtare të...

Protokolli i Shtetit u bën thirrje institucioneve të vendosin foton zyrtare të presidentit “SHTZ” Thaçi

Të ngjajshme

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e...

Më shumë se një muaj e gjysmë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, Departamenti i Protokollit të Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës, është detyruar t’ua “përkujtojë” edhe një herë institucioneve të shtetit se e kanë obligim ligjor që në zyrat e tyre ta vendosin foton zyrtare të kreut të presidentit të ri.

Në një porosi dërguar të gjitha institucioneve shtetërore, si dhe misioneve diplomatike dhe konsullore jashtë vendit, Protokolli i Shtetit ka bashkangjitur foton zyrtare të presidentit Thaçi, të cilit i referohet si “SHTZ Hashim Thaçi” (“Shkëlqesia e Tij Zotëri Hashim Thaçi”), shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, Protokolli i Shtetit i përkujton të gjitha institucionet e vendit se me ligj janë të obliguara që këtë portret të presidentit Hashim Thaçi ta vendosin në zyrat e institucioneve, derisa bashkë me foton, ua ka dërguar institucioneve edhe “Rregulloren nr.19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së presidentit të Republikës së Kosovës”. Në mesazh po ashtu ritheksohet nenin 4 i kësaj Rregulloreje, i cili përcakton formën, dimensionet e fotos dhe vendin e vendosjes së fotos së përzgjedhur zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz