back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaBotëProtestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Të ngjajshme

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi...

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit...

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16...

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re.

Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.

Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje.

Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 27 që janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Një flamur i madh izraelit me portretet e pengjeve të mbetura, është shpalosur në të ashtuquajturin Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv.

Protestuesit i kanë bllokuar disa rrugë në qytet, përfshirë autostradën që lidh Tel Avivin me Jerusalemin, duke ua vënë zjarrin gomave dhe duke bllokuar trafikun.

Organizatorët e protestave dhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme të dielën – ditën e parë të javës në Izrael.

Në Jerusalem dhe Tel Aviv, shumë biznese janë mbyllur.

Egjipti ka thënë ditëve të fundit se ndërmjetësuesit janë duke negociuar një armëpushim 60-ditor që përfshin lirimin e pengjeve, pasi rundi i kaluar i bisedimeve në Katar ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Disa pjesëtarë të Qeverisë që kundërshtojnë çdo marrëveshje me Hamasin, i kanë kritikuar protestat e së dielës.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka përshkruar protestën e si “fushatë të dëmshme që shkon në të mirë të Hamasit”.

Ministri i Kulturës, Miki Zohar, ka thënë se bllokimi i rrugëve dhe çrregullimi i jetës së përditshme “është gabim serioz dhe shpërblim për armikun”.

Policia izraelite e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj në rrugë, duke thënë se nuk do të tolerohet prishja e rendit publik.

Plani izraelit për të zgjeruar luftën në qytetin e Gazës është kritikuar ashpër nga shumë diplomatë në botë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për zi buke në Gazë, pasi Izraeli e ka zvogëluar sasinë e ndihmave humanitare që mund të hyjnë në atë territor.

Sulmet e Hamasit në Izrael kanë lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 61.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz