Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur dhjetëra flakadanë pranë objektit të kryeministrisë në Shqipëri, derisa policia ka vendosur një kordon ku protestuesit nuk lejohet të kalojnë afër këtij objekti.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të PD-së, iu bashkua protestës duke marshuar nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha tha se shqiptarët në dhjetë vitet e fundit janë pakësuar më shumë se cdo pandemi. Ai ka thënë se Edi Rama ka vendosur të bëhet milionët me paratë e qytetarëve, por mbi të gjitha ka vendos të jetë
“Edi Rama hedhi sytë këtij bulevardi. Nga sonte ti kurrë nuk do të ndihesh më si kryeministër… Edi Rama përsëri bllokoi parlamentin… mos e harro këtë Edi Rama, kudo që të jesh, s’di të ndalemi, edhe në Surre. Ai na ka shpallu luftë, do i shpallim luftë “, tha ai.
Protesta vjen pas disa foltoreve të zhvilluara para Kryeministrisë nga Partia Demokratike, pasi sipas opozitës në Kuvend iu mor çdo hapësire kushtetuese.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta do të ndalet vetëm me rrëzimin e qeverisë.
Në lidhje me mbarëvajtjen e saj, policia ka ndërmarrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa qindra efektivë policie janë në terren.
Në varësi të tubimit, sipas policisë, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.



