Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton qytetarët e Republika e Kosovës se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.
Sipas njoftimit, protesta do të shkaktojë bllokimin e rrugës për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00. Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat, transmeton lajmi.net.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë, si dhe bllokimi i rrugës për rreth dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri në ora 18:00.
Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
+383 (0)45 198 000
+383 (0)45 198 606
si dhe në numrin pa pagesë 0800 50095./lajmi.net/
- Advertisement -