back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeProtestë e transportuesve të autobusëve, kundërshtohet rikthimi i ndalesës te Xhamia e...

Protestë e transportuesve të autobusëve, kundërshtohet rikthimi i ndalesës te Xhamia e Llapit

Të ngjajshme

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar,...

Shoqata e Transportit të Autobusëve Podujevë- Prishtinë mbajti sot protestë para Komunës së Prishtinës, për shkak të rikthimit të ndalesës për kthimin e autobusëve te Xhamia e Llapit.

Protesta është zhvilluar në orën 8:00 të mëngjesit, në kohën kur u bë edhe nisja e parë nga Podujeva për në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në protestë u kundërshtua rikthimi i ndalesës te Xhamia e Llapit.

Kjo protestë pasoi aksionin e një dite më parë të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku u ndalua kthimi i autobusëve të Podujevës nga Xhamia e Llapit.

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, tha të hënën për Ekonomia Online se kërkesa e Shoqatës për ta bërë kthimin në këtë lokacion është e papranueshme për komunën.

“Shoqata e autobusëve të Podujevës e pat paralajmëruar para 10 ditësh këtë grevë, ne kemi pasur një takim ditën e premte në polici bashkë me të njëjtit dhe ju kemi dhënë disa propozime për ta zgjidhur situatën. Në ndërkohë policia ju ka konfirmuar atyre madje edhe me vendim me shkrim, siç kemi marrë informacion sot, se greva mund të zhvillohet sepse është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, mirëpo nuk mund të ketë pengesë në qarkullim të komunikacionit, që nënkupton se sikurse herën e kaluar autobusët nuk mund të qëndrojnë për ta bllokuar ndonjërin nga shiritët, siç ka qenë rasti i mëhershëm te Komuna apo edhe tash siç është bërë bllokimi tek lagja Tophane”, tha Lushaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz