Përfaqësuesë i kompanive funerale në Prishtinë, Blerim Nreci, ka bërë të ditur se nesër do të mbajnë një protestë para komunë së Prishtinës, Bashkësisë Islame (BIK) dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në Prishtinë, pasi thonë është dëmtuar komuniteti i biznesit të tyre.
“Unë jam, Blerim Nreci, përfaqësues i kompanive funerale në Prishtinë dhe ju njoftojë se nesër, më 29.08.2019 do të protestojmë duke filluar nga ora: 13:00.
Protesta do të zhvillohet me automjetet funerale para komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame (BIK) dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në Prishtinë si pasoj e marreveshjeve jo-ligjore te realizuara ne mes të BIK-Komuna-MTI duke dëmtuar komunitetin tone te biznesit. Pjesëmarrja juve do na ndihmonte. Ta ndalim korrupsionin”, ka deklaruar Nreci. /Reporteri.net/.