BallinaProtestë e migrantëve në kufirin Greqi – Maqedoni

Protestë e migrantëve në kufirin Greqi – Maqedoni

Të ngjajshme

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, befasi të mëdha në Top 10

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë...

Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua Projektligji...

Kurti emëron Agon Dobrunën si zëvendësministër në Ministrinë e Hotit

Me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agon Dobruna është...

“The High Life: The Musical” – një panto e çmendur dhe plot gëzim

Alan Cumming dhe Forbes Masson rikthejnë sitcom-in kult të...

Albian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit...

Migrantët e bllokuar për tri ditë në kufirin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, sot kanë protestuar kundër kufizimeve nga autoritetet e Maqedonisë, të cilat po i kthejnë imigrantët, që nuk janë nga zonat e luftës, siç është Siria, Afganistani apo Iraku.

Afro 1,300 migrantë në anën greke të kufirit në vendin Idomeni, kanë brohoritur slogane “liri, ne nuk jemi terroristë” dhe “ne nuk do të kthehemi prapa”.

Shumica prej tyre janë nga Maroku, por ka edhe nga Algjeria, Tunizia, Libia, Libani, Irani, Pakistani, Bangladeshi dhe Kongoja.

Sot, më se 1 mijë migrantë gjendeshin në stacionin hekurudhor në qytetin Gjevegjeli, në anën e kufirit në Maqedoni.

Kjo protestë u bë një ditë pasi më tepër se 2 mijë migrantë ishin ulur në binarët e hekurudhës në Gjevgjeli, duke mos lejuar që trenat të qarkullonin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Autoritetet e Maqedonisë kanë imponuar kufizime, pasi Serbia dhe Kroacia kanë shpallur se do t’i kthejnë migrantët nga vendet e tjera, që përpiqen të kalojnë nëpër Maqedoni. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz