back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeProtesta për UÇK në Tiranë, ish-luftëtari Goxhaj: Tubimet të mos jenë vetëm...

Protesta për UÇK në Tiranë, ish-luftëtari Goxhaj: Tubimet të mos jenë vetëm për 4 Komandantët, por për të gjithë të burgosurit në Hagë

Të ngjajshme

Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast...

Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 40-vjeçari Eduard Danaj

Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduar...

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli...

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, është shprehur se tubimet në mbështetje të luftës së UÇK-së duhet të ishin mbajtur vazhdimisht, teksa shtoi se aktualisht ato janë të vonuara.

Komentet Goxhaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se këto protesta mbajnë gjallë frymën e krenarisë kombëtare të UÇK-së.

Ai tha më tej se UÇK ishte një ushtri e krijuar nga të gjithë shqiptarët, e cila ia doli me sukses të mbrojë kauzën për të cilën u ngrit, mbrojtjen e Kosovës nga agresioni serb.

“Tubimet duhet të ishin të vazhdueshme. Kanë filluar me vonesë dhe po vazhdojnë me vonesë. Ajo që do të doja do të ishte që nesër ky tubim të mos ishte vetëm për 4 individë. Duhet të ishte për të gjithë ata individë të tjerë që janë të burgosur në Hagë dhe për ata të tjerët që janë akuzuar dhe dënuar në mënyrë të padrejtë, përmes dëshmitarëve dhe akuzave të rreme.

Çdo lloj tubimi në emër të UÇK-së, për çdo pjesëtar të UÇK-së, për këdo qoftë ai, ka një rëndësi për ne, sepse e para mban frymën gjallë të asaj krenarie, sepse UÇK është vlerë e shtuar e Kombit shqiptar, është një ushtri e Kombit shqiptar ku morën pjesë nga të gjitha trevat shqiptare, edhe nga diaspora erdhën dhe morën pjesë në këtë luftë për çlirimin e Kosovës.

Është një nga ushtritë e vetme që ja arriti qëllimit në të gjitha trohet shqiptare, në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Unë mendoj se kjo protestë nga Tirana do të shkojë te institucionet në mënyrë të gabuar”, tha mes të tjerash Goxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz