Protesta e veteranëve, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike
dp

Lexo edheShukri Buja në ballë të protestës: Ta mbrosh UÇK-në ështe obligim i cdo shqiptari

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se drejtësia nuk mund të përmbyset dhe viktimat nuk mund të shpallen agresorë.
“Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik”.

Lexo edheShukri Buja në ballë të protestës: Ta mbrosh UÇK-në ështe obligim i cdo shqiptari
“Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima”, shkroi tutje Spiropali./Indeksonline/