BallinaLajmeProtesta e studentëve, qeveria tërhiqet nga tarifimi i provimeve të bartura

Protesta e studentëve, qeveria tërhiqet nga tarifimi i provimeve të bartura

Të ngjajshme

Çfarë ftese i bëri Ermal Mamaqi-Mozës në “Ferma VIP”?

Spektakli i radhës i “Ferma VIP 3” ka sjellë...

Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të...

Gjoshi: Presidentja ta emëroj anëtarin e PDK-së në KQZ që sot

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje presidentes,...

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po...

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese,...

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar vendimin që është marrë nga qeveria.

Nikolla shtoi se tarifat i vendos vetë universiteti dhe jo ministria, duke theksuar edhe një herë deklaratat e bëra më herët.

“Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura”, tha Nikolla.

Në deklaratën e ministres thuhet se, “Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët mbetës. Do hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do ketë tarifë për provimet e studentëve mbetës”.

Ky qëndrim i saj u dha pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve. Sa i takon kërkesës për përgjysmimin e tarifës së studimit, ajo tha se është në dorë të universiteteve.

Studentët e Universiteteve publike në Tiranë, prej orësh vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit.

Madje në mënyrë simbolike ata kanë nxjerrë edhe kartonë të kuq, ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla, kundër tarifave të larta. /Top Channel/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz