back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeProtesta e 20 shkurtit, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni zonën e...

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni zonën e protestës

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës së Partisë Demokratike në datën 20 shkurt.

“Protestuesit pritet të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërmjet Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Autoritetet kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Sipas Policisë së Shtetit, ekziston mundësia që protestuesit të bllokojnë kryqëzime të ndryshme në zonën qendrore të qytetit. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë zonën e demonstratës. Qytetarëve amerikanë dhe publikut në përgjithësi u rekomandohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, shkruan A2.

Ambasada shton se “edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi”.

“Demonstrata mund të shtrihet në rrugë dhe institucione përreth, duke shkaktuar devijime trafiku dhe mbyllje të rrugëve.

Veprimet e rekomanduara:

Shmangni zonën e protestës
Qëndroni vigjilentë dhe të ndërgjegjshëm për rrethinën
Kufizoni përdorimin e telefonit ose kufjeve në publik
Monitoroni mediat lokale për informacione të fundit
Keni gjithmonë një plan emergjence ose dalje alternative
Mbani profil të ulët dhe prioritizoni sigurinë personale”, shton më tej njoftimi./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz