back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePropozohet emri që duhet të emërohet ura në autostradën te Kaçaniku

Propozohet emri që duhet të emërohet ura në autostradën te Kaçaniku

Të ngjajshme

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Goool! Prishtina shënon të dytin ndaj Ballkanit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),...

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veselit, Blerim Latifi, deklaroi se ura që do të përurohet sot si pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” meriton të mbajë emrin e Idriz Seferit.

Ai ka thënë se kjo urë është 5700 metra e gjatë, që për koincidencë, përkon me numrin e luftëtarëve të Idriz Seferit që në të njëjtin vend, në Grykën e Kaçanikut, para 109 vitesh e ndalën ushtrinë e Shefqet Turgut Pashës.

“Sot lëshohet për qarkullim ura më e madhe në Ballkan, ura në Grykën e Kaçanikut. Është 5700 metra e gjatë. Për koincidencë kaq ishin edhe luftëtarët e Idriz Seferit, që në të njëjtin vend, në maj të vitit 1910, e ndalën ushtrinë e shqiptarvrasësit Shefqet Turgut Pashës.

Kjo urë meriton të mbaj emrin e Idriz Seferit!”, shkroi Latifi në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz