back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmePropozimi i Kryeziut për dalje nga bllokada politike: Vetëshpërndarje e Kuvendit dhe...

Propozimi i Kryeziut për dalje nga bllokada politike: Vetëshpërndarje e Kuvendit dhe zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Hoti: Ua ndalën rrogat, tani edhe po i censurojnë gazetarët e RTK-së që kritikojnë pushtetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

Jori tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt

Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania,...

Depay drejtë rikthimit në Evropë?

Memphis Depay do të largohet nga skuadra Braziliane Corinthians...

Reka e Keqe shpejt do të bëhet “e mirë”, nis asfaltimi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ditën e...

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka dalë me një propozim për dalje nga bllokada politike që ka përfshirë legjislaturën e re, e cila doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas tij, pavarësisht nëse partitë arrijnë marrëveshje dhe konsensus, është tashmë vonë për ta rikthyer besimin e humbur tek kjo legjislaturë.

Ai thekson se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyrë që qytetarët të vendosin se kë duhet të shpërblejnë dhe kë të ndëshkojnë për bllokimin e krijuar në Kuvend.

Kryeziu ka kritikuar qasjen e partive politike, të cilat sipas tij po kalkulojnë me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, duke shpresuar në vendime eventuale të Gjykatës Kushtetuese.

Në vend të kësaj, ai propozon një plan me dy pika:

Votim i përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, për ta përmbyllur procesin e konstituimit.

Thirrje e një seance të jashtëzakonshme, ku deputetët do të votonin për vetëshpërndarjen e Kuvendit, në përputhje me nenin 82 të Kushtetutës. Pas këtij hapi, Presidentja do ta dekretonte shpërndarjen dhe do të shpallte zgjedhjet e parakohshme.

“Çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi shto miell e shto ujë, që rrezikon të dekurajojë qytetarët nga pjesëmarrja në votimet e ardhshme”, ka theksuar Kryeziu.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz