Prononcohet Sami Lushtaku për takimin e sotëm me Thaçin, Veselin e Pacollin
03
Lexo edheJa çfarë thotë Agim Bahtiri për takimin e Sami Lushtakut, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rrahim Pacollit
Kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e sotëm mes tij presidentit Thaçit kryetarit të PDK-së, në njërën anë dhe Rrahim Pacollit nga Aleanca Kosova e Re, në anën tjetër.
Ky takim, sipas tij, ka qenë spontan dhe nuk është diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.
“E kam takuar rastësisht dhe takimi nuk ka pasur karakter politik”, ka thënë Lushtaku për ‘Indeksonline’.
Lushtaku, i cili njihet për ndikimin e tij të madh në PDK ka thënë se nuk e ka në plan të përfshihet në formimin e qeverisë.

Lexo edheJa çfarë thotë Agim Bahtiri për takimin e Sami Lushtakut, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rrahim Pacollit
“Sapo kam dalë nga burgu dhe nuk po marr vesh asgjë”, ka shtuar Lushtaku.
Ndryshe, presidenti Thaçi ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ.