Pronari i Zara-s, Amancio Ortega, bëhet investitori më i madh në pasuri të paluajtshme në botë
dp

Lexo edheVideo e pazakontë e konferencës për mediat/ Momenti i tensionit mes ministrit të Jashtëm kinez dhe Netanyahut

Amancio Ortega, pronari i Zara dhe themeluesi i Inditex, është bërë investitori më i madh në pasuri të paluajtshme në botë, sipas vlerësimeve të fundit të industrisë.
Ai ka ndërtuar një portofol me mbi 200 prona në vende të ndryshme, i vlerësuar rreth 25 miliardë dollarë, duke përfshirë zyra, ndërtesa korporatash dhe hapësira tregtare në qytete të mëdha globale, shkrun Euronews.
Pasuria e tij e përgjithshme vlerësohet rreth 148 miliardë dollarë, gjë që e rendit ndër njerëzit më të pasur në botë.

Lexo edheVideo e pazakontë e konferencës për mediat/ Momenti i tensionit mes ministrit të Jashtëm kinez dhe Netanyahut
Sipas raportit, Ortega ka zgjeruar investimet e tij përtej industrisë së tekstilit duke riinvestuar dividentët e Zara-s në pasuri të paluajtshme dhe sektorë të tjerë si energjia dhe infrastruktura.