Pronari i disa varkave në Durrës vjedh pushuesit nga Kosova

Pronari i disa varkave në plazh i vjedh çantën me vlera monetare dhe celularë disa pushuesve nga Kosova në Durrës, transmeton noa.
Andi Sulo 23 vjeç, banues në Durrës, u arrestua gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë në lagjen Nr.13, Plazh.
Ai u kap në flagrancë nga efektivët e policisë duke i vjedhur çantën me 200 euro, pesë telefona celularë dhe sende personale disa pushuesve kosovarë, grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime.

Lexo edheRrahje mes vëllezërish për pronë në Drenas
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se i riu po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur me grushte 25-vjeçarin B.L., banues në Kosovë.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhja”.














