back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmePromovohet sistemi vaditës dhe oaza dekorative në bulevardin kryesor në Gostivar

Promovohet sistemi vaditës dhe oaza dekorative në bulevardin kryesor në Gostivar

Të ngjajshme

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton se sot është promovuar sistemi për vaditje dhe oaza dekorative e ndërtuar në hapësirat e gjelbra të banesave kolektive.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani vuri në dukje që: “Komuna e Gostivarit në tre vitet e kaluara i ka kushtuar rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe rregullimit hortikulturor”.

“Me themelimin e Ndërmarrjes Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi, punët u intensifikuan ende më shumë dhe këtë vit kemi realizuar më tepër projekte në këtë drejtim. Bulevardet e qytetit ishin prioritare dhe kemi realizuar disa investime. Sot, ndodhemi këtu për të promovuar instalimin e sistemit të vaditjes, ndërtimin e oazës dekorative si dhe nivelizimin e sipërfaqes së tokës në pjesën e gjelbëruar të bulevardit”, tha Hasani duke shtuar që: “Komuna e Gostivarit beson që rregullimi dhe kujdesi ndaj hapësirave të gjelbra është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe shëndetin e tyre, prandaj edhe në të ardhmen do t’i kushton vëmendje të posaçme rregullimit hortikulturor të qytetit”.

Drejtori i e Ndërmarrjes Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi, Memetali Emro deklaroi që paralelisht me punimet që zhvillohen në parkun e madh të qytetit, ndërmarrja në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit realizoi edhe projekte të tjera brenda qytetit, siç është instalimi i sistemit vaditës në bulevardin kryesor të qytetit, si dhe ndërtimi i oazës dekorative.
“Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit ndërtoi sistemin e dytë vaditës në qytetin e Gostivarit. Sistemi i parë u ndërtua tek parku i madh dhe tani edhe në bulevardin vëllezërit Gjinovski respektivisht lagjen “Maleardi”. Po ashtu, u ndërtua edhe oaza dekorative. Punimet për oazën dekorative i kreu ndërmarrja private “Chicago Stone – LLC”, kurse punimet e tjera respektivisht ndërtimi hortikulturor i ka bërë Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi”, tha Emro.

Punimet e promovuara kapin vlerën e invesim prej rretj 15 mijë euro dhe janë siguruar nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

- Advertisement -

Të Fundit