Prokuroria/ Vdekja e gruas në Pejë, arrestohet i dyshuari
BILLI
Lexo edheNjë grua 43 vjeçe vritet në Pejë, policia nis hetimet
Për rastin e gruas SH.R 44 vjeçare, e cila u pa e shtrirë në rrugë më pas ndërroi jetë në Spitalin e Pejës, policia ka arrestuar një person. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, raporton Sinjali. I njëjti po dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.
Zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për Sinjalin.
“Trupi i pajetë i viktimes me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Ndërsa lidhur me këtë rast është ndaluar një person për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”. Për këtë rast momentalisht nuk mund të japim më shumë informata”, tha Nikçi për Sinjalin.
Lexo edheNjë grua 43 vjeçe vritet në Pejë, policia nis hetimet
Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 12:50.
