back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeProkuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për pastrim parash

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për pastrim parash

Të ngjajshme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy (2) të pandehurve me inicialet, B.N dhe A.N. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me inicialet B.N. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, nga neni 333, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet B.N, së bashku me të pandehurin A.N, akuzohen për veprën penale ‘’Pastrimi i parasë, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës e lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz