back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeProkuroria Speciale në Hagë kërkon që Apeli t’ua refuzojë ankesat ish-krerëve të...

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon që Apeli t’ua refuzojë ankesat ish-krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

ATK dhe AKI lidhin bashkëpunim për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Kosovës...

Tragjedi në Leposaviq: 16-vjeçari humb jetën pasi u rrotullua me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Zemanic...

Izraeli godet një tjetër ndërtesë të lartë në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite ka goditur këtë të mërkurë një tjetër...

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ankesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre të refuzohen nga paneli i gjykatësve të Gjykatës së Apelit brenda Gjykatës Speciale.

Për të gjitha ankesat e ushtruara nga ekipet e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së, ZPS ka kërkuar që Gjykata e Apelit t’i hedhë poshtë duke i refuzuar tërësisht.

Ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para përpara Gjykatës Speciale.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të kaluar. Aktakuza i bën përgjegjës ata për një sërë krimesh që pretendohet të jenë kryer midis marsit 1998 deri në shtator 1999.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. Aktakuza u vë barrë atyre, ndërsa i akuzon se ishin ose do të duhej të ishin në dijeni të krimeve tjera.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë. /Express/

Share Now

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz