back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeProkuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe...

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim

Kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Novobërdë, Rinas...

Lushaku-Sadriu akuzon ministrin Çeku për keqpërdorim të subvencioneve: Kosova nuk është bankë e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Mësohet plani i Realit për yllin e Comos, Nico Pazin

Nico Paz është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M.

Sipas Prokurorisë Speciale, i njëjti ka kryer veprat penale:

– bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,

– rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,

– pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,

– sulm ndaj personit zyrtar.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen. Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.

I dyshuari është arrestuar dje si dhe i është bastisur shtëpia.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se janë zhvilluar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.

“Nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L. M. Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin në komunën e Zveçanit”.

Policia e Kosovës përmes një komunikate dje ka dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të të dyshuarit Lj.M.

Sipas njoftimit i dyshuari i cili punon dhe qëndron në Serbi, është ndaluar pasi që kishte hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi u bë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale.

“Sot, me datë 24 Gusht 2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesë aktive në rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë të datës 29.05.2023 para objektit të komunës në Zveçan, ka hyrë nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Zveçanit janë zhvilluar bastisje me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, ku janë sekuestruar disa prova materiale.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike”, thuhet në komunikatë.

Policia thekson se masa e ndalimit është ndërmarrë për shkak të “peshës së veprave të kryera dhe rrezikut potencial për arratisje, pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave”.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe përkthyesit, ndërsa me vendim të Prokurorit Special është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale: ‘Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, ‘Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i Prokurorisë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz