back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeProkuroria Speciale deklarohet për deklaratat e Osmanit që i lidhi mediat me...

Prokuroria Speciale deklarohet për deklaratat e Osmanit që i lidhi mediat me Radojiçiqin: Asnjë gazetar nuk është nën hetime

Të ngjajshme

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Pas akuzave të presidentes Osmani për bashkëpunim të disa gazetarëve me Radoiçiqin si dhe për veprimtari të kundërligjshme siç ka thënë “të të ashtuquajturëve gazetarë”, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga ana e Prokurorisë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për RTV21 se prokuroria vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, tha për RTV21, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta. /RTV21

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz