back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeProkuroria Speciale arreston pesë persona për krime lufte në Skenderaj

Prokuroria Speciale arreston pesë persona për krime lufte në Skenderaj

Të ngjajshme

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë kryer një aksion dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.

Arrestimet u realizuan në Komunën e Skenderajt, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë e individëve të përfshirë në ngjarjet e së kaluarës.

Derisa nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës është bërë e ditur se do të njoftojnë publikun për detaje të mëtejshme përmes një komunikate të përbashkët.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të institucioneve për shtimin e përgjegjësisë penale për krimet e luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz