Prokuroria Themelore në Pejë ka realizuar një aksion në këtë qytet bashkë me drejtorinë e hetimeve rajonale të Pejës dhe krimin e organizuar në Prishtinë.
Pas zbatimit të masave të veçanta, ata kanë arritur t’i kapin në flagrancë 4 persona, tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”, shkruan lajmi.net.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili ka thënë se ndaj të arrestuarve së shpejti do të merren procedurat e tjera ligjore.
“Sot, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me drejtorinë e hetimeve rajonale në Pejë dhe krimin e organizuar në Prishtinë, pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë 4 persona, tre prej tyre për veprën penale detyrimi dhe 1 për armëmbajtje pa leje. Që të tre janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe brenda afati kohor të njëjtit do të ndalohen me urdhër të Prokurorit të Shtetit për të vepruar më tutje me procedurat e tjera ligjore. Rasti ka ndodhur sot në Pejë, saktësisht në dalje të Pejë”, ka thënë Nikçi. /Lajmi.net/