back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinatoplajmiProkuroria për vrasjen në Skenderaj: Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”,...

Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, dy të dyshuar ndodhen në arrati

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Express se rasti i vrasjes së 42- vjeçarit në Skenderaj është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Ai ka shtuar se dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati,

Preteni bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti për Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz