Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit e cila pas intervistimit nga Prokuroria Speciale tha se kjo Prokurori “nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete”.
Miftaraj ka thënë se me këtë deklaratë, ministrja Hajdari ka dëshmuar nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë, shkruan lajmi.net.
“Në drejtësinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje një qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete. Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione”, ka thënë Miftaraj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: