back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasProkuroria nis hetimet për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Një vajzë 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit ka vdekur në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

Rasti i vdekjes së saj po trajtohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj për Gazetën Express.

Pas lajmit për vdekjen e 23-vjeçares Klinika Emergjente e QKUK-së ka dalë me një njoftim për media, në të cilin u tha se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore”, thuhet në reagim.

Tutje, aty thuhet se familjarët e viktimës kanë refuzuar obduksionin.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark), shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz