back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeProkuroria nis hetimet për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt (VIDEO)

Prokuroria nis hetimet për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt (VIDEO)

Të ngjajshme

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? 

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari...

Prokruroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për tentim sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kjo për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje” – tha Ulaj.

Burimet e Klankosova.tv mësojnë se personi i dyshuar është identifikuar, por ende është arrestuar nga organet e rendit.

Sot gjatë ditës, kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, pati një bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Por, muhabeti nuk i eci mirë atij pasi që ai u tentua të sulmohet nga një prind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz