back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeProkuroria ngrit aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë pas vdekjes tragjike të punëtorit në Pejë

Të ngjajshme

Rovena kundër dhunës, reagimi i fortë pas gjestit të Albes ndaj Labit

Pas incidentit të ndodhur në shtëpinë e Big Brother,...

IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Fushë Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e  Departamentit të...

Real Madridi në kërkim të një mbrojtësi qendror, dy opsione në tavolinë

Një nga prioritetet kryesore të Real Madridit në tregun...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar...

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik Sh.K. dhe kompanisë “Luani Transport” për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas aktakuzës, më 7 korrik 2025 në fshatin Gorazhdevc, Sh.K., si pronar i kompanisë, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ai nuk ka krijuar kushte të sigurta për punëtorët, nuk ka ofruar trajnime për siguri, dhe nuk ka dhënë informacion për rreziqet dhe përdorimin e duhur të makinerisë. Si pasojë e këtyre parregullsive, punëtori S.R., i cili kryente detyra si pastrues, humbi jetën nga kontakti me një gjenerator, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, aktakuza përfshin edhe kompaninë “Luani Transport”, e cila nuk ka vepruar në përputhje me ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke kontribuar në vdekjen e punëtorit. Prokurori i shtetit ka propozuar që, përveç dënimit për veprën penale, të shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për kompaninë. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz