back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeProkuroria ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për pastrim parash në Pejë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për pastrim parash në Pejë

Të ngjajshme

Peleshi sot në Kosovë, takon edhe Osmanin e Kurtin

Sot, në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndroj...

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Nagip Krasniqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të vazhdojë procesi...

“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

Sokol Çili, shqiptari që ka ngritur një biznes si...

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.V.

Ai akuzohet për veprën penale “pastrim i parave”, shkruan lajmi.net.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.V., me datë 26 shtator 2019 në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, transferon pasurinë me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës apo burimit, deponon në bankë shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro kinse nga shitja e shtëpisë dhe merr kredi bankare në shumën prej 20.000 (njëzetmijë)  euro, ku të gjitha të hollat, i transferon në dy llogari bankare të shitësve A.Ll dhe A.Ll në shumë totale prej 70.000 (shtatëdhjetë) mijë euro, me të cilët lidh edhe kontratë, e që në fakt nga shitja e shtëpisë nuk pranon asnjë të hyrë”, ka njoftuar Prokuroria.

Sipas tyre, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz