back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProkuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve

Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të ndërpritet përkohësisht procesi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Në njoftimin për media, Prokuroria bën të ditur se vendimi është marrë pas raportimeve për parregullsi në disa fletëvotime, ku janë vërejtur numra serikë të ndryshëm, çka ka shtyrë komisionerët të ndërpresin procesin e numërimit, shkruan IndeksOnline.

Sipas Prokurorisë, për këtë çështje janë ngritur dyshime fillestare se mund të bëhet fjalë për gabim teknik, por gjithashtu janë paraqitur pretendime për manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.

“Me qëllim të shmangies së të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigjeje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet, për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria ka bërë të ditur se, varësisht nga përgjigjja e kompanisë shtypshkronjëse, do të vendoset për hapat e mëtejmë procedurale lidhur me këtë rast./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz