back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeProkuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Të ngjajshme

Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh...

“No Kings”/ Në New York protestohet kundër Donald Trumpit

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër...

Shpërthen zjarri në aeroportin e kryeqytetit të Bangladeshit – lëndohen disa persona

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një...

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

Kalimi kufitar Rafah i Gazës me Egjiptin do të...

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mahmut Hoxhajt (1981), i dyshuar për plagosjen e dy personave të premten pas shpalljes së një aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Pejës.

Sipas kërkesës së Prokurorit të Shtetit, Ersan Qavolli, që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” i dyshuari ndodhet në ndalim policor që nga pasditja e 17 tetorit 2025, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga të shtënat me armë zjarri dy persona mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku morën trajtim urgjent. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë për shkak të plagëve serioze në pjesën e kraharorit.

Në vendin e ngjarjes, njësitë e hetimeve rajonale kanë sekuestruar dy armë të gjata AK-47, dy revole, 149 fishekë dhe 16 gëzhoja, ndërsa janë mbledhur edhe prova të tjera materiale që pritet të dërgohen për ekspertizë balistike.

Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria ka theksuar se ekziston rrezik real i arratisjes, ndikimit në dëshmitarë dhe përsëritjes së veprës penale, duke qenë se Hoxhaj figuron në 43 raste penale të regjistruara më parë, nga të cilat 25 herë si i dyshuar dhe 18 herë si i dëmtuar ose palë.

Prokurori Qavolli ka arsyetuar se masat alternative si paraqitja në polici apo ndalimi shtëpiak nuk do të ishin të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe zhvillimin normal të procedurës penale.

Seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë pritet të mbahet gjatë ditës së sotme para Gjykatës së Procedurës Paraprake në Pejë, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz