back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeProkuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Të ngjajshme

Milani mposhtet nga Parma, mbetet dhjetë pikë mbrapa Interit

Milani e priti në “San Siro” Parmën, me ndeshjen...

S’ka titull për Milanin as sivjet!? I “çon duart lartë”, humb ndaj Parmas

Skuadra e Milanit ka pësuar humbje minimale 0:1 ndaj...

Pas takimit me Hamzën, Kurti tregon kur do ta takoj Abdixhikun për çështjen e Presidentit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka...

Dy lëndime për Milanin në ndeshjen ndaj Parmës

Milani pësoi dy dëmtime të mëdha në ndeshjen kundër...

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet M.I., i dyshuar për veprën penale të fajdesë.

Sipas njoftimit, kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, pasi Prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit.

Prokuroria bën të ditur se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri, që nga qershori i vitit 2024 dhe në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit me inicialet H.F.

Sipas hetimeve, i dëmtuari, për shkak të nevojës për mjete financiare për shërim, kishte marrë 7 mijë euro borxh nga i dyshuari, ndërsa obligohej të paguante nga 700 euro në muaj si kamatë. Deri në momentin e inicimit të hetimeve, ai kishte paguar gjithsej 14 mijë euro në emër të kamatës.

Ngjarja kulmoi më 21 shkurt 2026, kur i dyshuari u arrestua nga policia gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, teksa po pranonte shumën prej 700 euro nga i dëmtuari.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti, që nga 21 shkurti 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit për 48 orë, ndërsa pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz